“Bëjeni Shqipërinë si Korça bre lalkë”, shkrimtari bën kërkesën e sinqertë.

519

Ditët e fundit në vendin tonë kanë nisur protestat nga studentët të cilët me të drejtë kanë kërkesat e tyre për sistemin arsimor ku studiojnë.

Thirrja e tyre “Ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Europa” kopjon studentët e dhjetorit të 1990 dhe nënkupton që vendi ynë të jetë më i zhvilluar e më I hapur.

Mirëpo sipas shkrimtarit të njohur korçar Agim Xhafka në fakt Shqipëria duhet bërë si Korça. Të jetë një vend më i dashur, më I qetë dhe më I pasur sidomos me kulturë.

Xhafka shkruan:

Kur dëgjoj thirrjet :”Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”,u them:”Po bëjeni si Korça,bre lalkë”. Se atdheu do jetë më i bukur,më i dashur,më i qetë dhe më i pasur. Po the Korçë ke thënë prind,ke thënë jetë,ke thënë ëndërr,emocion,mallëngjim e ngazëllim. Qyteti edhe formën e ka si kitarë të shtrirë në prehrin e Moravës. Me telat që ia lëviz era e Qarrit,suferina e Cangonjit apo fëshfërima e Mborjes.Korça është materniteti i matematikës,i sportit,i kulturës dhe i novacionit. Zoti e ka bekuar me toka pjellore,me male plot kurora,me ujra që e xhelozojnë vetë birrën dhe me dëborën që sikur del nga çentrot punuar me grep prej korçarkave syshkruar.