PROTESTA/ Flet i riu nga Kosova: Erdha këtu për më mirë, 950 euro masteri këtu, 250 në Prishtinë…

446

Në protestën e organizuar nga studentët është dhe një i ri nga Kosova. Studenti i zhgënjyer nga Kosova tregon për mediet se studion në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Ai tha se zgjodhi të studiojë në Shqipëri për kushte më të mira, por u përball me krejt të kundërtën.
Studenti: Nuk është e drejtë që një student të paguajë gjithë ato lekë dhe mos të respektohet nga pedagogët. Është turp që këta nuk i miratojnë. Nuk duam dialog. Të miratohen dhe më pas të dialogojmë për të gjitha problemet që kemi në Universitete.
Ai shprehet se ka ardhur në Shqipëri për kushte më të mira dhe studim më të mirë, por kjo nuk po ndodh.
Ai gjithashtu ndalet dhe tek tarifat që kanë dy vendet. Studenti tregon se në Kosovë tarifa e masterit 250 euro, ndërsa unë në Shqipëri paguan 950 euro, dhe sipas tin ky është turp dhe një diferencë shumë e madhe mes dy vendeve.