Moti për ditën e mërkurë, 12 dhjetor 2018!

426

Mbetemi nën ndikimin e moti të kthjellët dhe me vranësira të lehta ne bregdet dhe zonat e ulëta.

Por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat Juglindore duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C deri në 14 °C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor- verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.