Ky është i vetmi truk që e bën parfumin tuaj të zgjasë më shumë.

532

Ekspertët e bukurisë kanë zbuluar trukun e vërtetë që e bën një parfum të zgjasë më shumë. Ngjan si i pazakontë në dukje të parë, por rezultati është fantastik. Duke folur për revistës “Marie Claire” rreth tipit të bukurisë, një ekspert tha se vazelina është çelësi për të bërë aromën tuaj të zgjasë gjithë ditës.

Duke sugjeruar se përpara hedhjes së tij është mirë që të bëni një larje të trupit, sepse kështu aroma bëhet më e ndjeshme dhe kjo është një nga mënyrat që siguron një lloj përputhshmërie me efektin e zgjatur të parfumit.

Ekspertët e bukurisë shpjegojnë se aplikimi i vazelinës krijon një bazë që ndihmon aromën tuaj të qëndrojë në lëkurë më gjatë, çka do të thotë se ju nuk keni nevojë që ta plotësoni aromën më vonë gjatë ditës. Sigurisht nuk mund të lyeni gjithë trupin me vazelinë! Mjafton ta aplikoni atë tek pulset tuaja, si pikat kyçe që ndihmojnë në përhapjen më mirë të aromës. Hidratimi i lëkurës përpara sprucimit të parfumit të preferuar është hapi i parë dhe më i rëndësishëm nëse dëshiron që efekti i aromës të zgjasë sa më shumë.

Në vitin 2015-të, parfumeri Christine Luby, i cili ka punuar me ekspertët për aromat e Tom Ford dhe Jo Malone, se shpjegoi: “Gjëja e parë që dihet është se lëkura e thatë nuk mban mirë parfum, prandaj sigurohuni që lëkura juaj të jetë e hidratuar”, shpjegon mjeshtri i aromave.

Ndaj, vajza kujdes kur të hidhni parfum herën tjetër!