Dy fjalë telegrafike për protesten studentore

462

Meqë kam kênë edhe vetë student në Shqipní me kontribute në organizime konceptuale, parimore e konkrete protestash, mendoj se çdo kauzë kur fillon me konotacion ekonomik âsht e destinueme me prodhue nji falimentim të saj, pra, âsht kauze jo parimore. Studentët duhet me pasë qasje politike të gjânave në sensin fisnik të termit e jo me u mârrë me marrina administrative vjeshtukësh…

Kërkesa e parë politike duhet me kênë thirrja për dorheqje të qeverisë e me qendrue në shesh deri sa ky eventualitet të ndodhë. Kërkesa e dytë, nji zgjidhje politike që me ndërtue nji qeveri me politikanë e përsonalitete të pakompromentuem me afera korruptive.

Shqipnia ka shansin e madh me bâ disa hapa gjigand në kët moment historik, por kjo ndërmarrje e madhe mund të bâhet pa qeverine aktuale. Edi Rama ka rastin e volitshem me hy në historí për mirë tue u tërhekë prej politiket paqësisht e tue i hapë nji rrugë paqëtimit të klimës shoqnore tepër të polarizueme.

Ndoshta âsht e dobishme me bâ nji ligj amnistiet për politikanët e korruptuem tue e konvertue burgun në sekuestrimin e imtë të çdo pasunie të tyne të vjedhun në kto 30 vjet, me qellim shmangien e rezistencës konfliktuale të ktyne të fundit.

Nji personalitet me vlerësim transversal e mbarë popullór me drejtue qeverinë e rikuperimit të kohës të humbun kombtare dhe europiane do të ishte figura e Gjeneral Sandër Lleshit. Pra, me rikonfigurue kuadrin politik ia vlen protesta e jo per tarifa administrative. Kauzat ekonomike të çorbës që patën fillue qysh me studentet e dhjetorit ‘90 u vêrtetuen qartë se ishin kauzat e polikanëve arrivistë për riciklimin e tyne, pra çorbë e zieme disa herë..

Nga Nesti ZEFI