U tha se nuk del dot në skenë për shkak të peshës, reagon për herë të parë Fifi.

513

Ka qenë një lajm i vetëm pak orëve më parë, ku u përfol gjatë në media se këngëtarja e njohur Fifi, mundet që të mos dalë të performojë në skenën e “Këngës Magjike”, pikërisht për shkak të problemeve me peshën. Fifi dhe Mc Kresha, janë dyshja e artistëve që me hitin e tyre “Psikopatja jote”, debutojnë në këtë edicion të 20-të të “Kënga Magjike”, ku sipas shifrave dhe komenteve të shumta në rrjetet sociale, kënga e tyre është pretendente për të fituar çmimin e parë.

Por, përtej gjithë suksesit dhe emocioneve pak përpara sfidës finale në skenë, po thuhet që Fifi ndoshta nuk mund të dalë të këndojë “Psikopatja jote”, për shkak të problemeve me kilogramët e saj. Sigurisht, që në një situatë të tillë, ajo nuk mund të qëndronte duarkryq dhe pa reaguar fare, ndaj ka zgjedhur që përmes INTV-së, të japë një përgjigje nga ato tipiket “alla” Fifi!

“Normal që është rren, kurrë nuk e kam thënë.Të më vinte turp prej kilogramëve isha dobësuar. Kurrë s’kam dhënë deklaratë të tillë” ka thënë ajo!

Dhe në pak fjalë i ka shprehur të gjitha duke u mbyllur gojën edhe thashethemeve që përfliten për të!