Vdekja e Bush, presidenca shqiptare ul flamurin gjysmë shtizë

457

Flamuri Kombëtar në institucionet e Presidencës këtë të mërkurë është ulur në gjysmështizë me rastin e vdekjes së Presidentit amerikan George H.W. Bush.

Një gjë të tillë e pohoi vetë presidenti Ilir Meta, I cili në një postim në profilin e tij në “Facebook”, deklaroi se ky veprim ka ardhur si shenjë nderimi e mirënjohjeje ndaj veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, Geroge H.W. Bush ndaj shqiptarëve.

“Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.WBush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysëmshtizë.”