Tentoi të fuste celular në burg, kapet “mat” 55 vjeçarja

503

Një 55-vjeçare korçare është proceduar, pasi tentoi të fuste një celular në burgun e Drenovës.

55 vjeçarja e kishte fshehur telefonin ne xhup dhe nuk e kishte dorezuar tek postoblloku në hyrje të burgut.

Gjatë kontrollit në dhomën e takimeve, 55 vjeçares me iniciale XH. K. i eshte gjetur nje aparat telefoni, te cilin dyshohet se do tja jepte një të burgosuri, të cilin deklaroi se e kishte partner.

Ndërkohë informacionet bëjnë me dije se i burgosuri me iniciale D. C, ishte dënuar për dhunë në familje.

Gjithashtu mësohet se 55 vjeçarja pas arrestimit ndodhet në gjendje te rende psikologjike, për këtë është kërkuar ndihma e mjekeve te spitalit te Korçës.