“Asnjë politikan nuk është i mirëpritur në protestën tonë”, “pushtohet” Ministria e Arsimit nga studentët

435

Ka filluar protesta e studentëve të universiteteve publike të Tiranës, të cilët janë vendosur para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë ministren Lindita Nikolla që të bisedojë më ta.

Studentët shprehen se asnjë nuk do të hyjë brenda ministrisë, sepse aty mund të jenë lehtë të shantazhueshëm dhe kërkojnë që Nikolla të takohet me ta dhe t’ia kërkojnë në sy që të heqë tarifimin e kreditove të provimeve të mbartura dhe gjithashtu të ulë progresist tarifat e studimit.

Në protestë gjithashtu u tha që nuk do të pranohet asnjë deputet apo politikan në protestën e tyre,

Një student tha:

Ashtu si në çdo protestë deputetë dhe politikanë kërkojnë që të fusin hundët, ne u themi publikisht që të rrinë larg dhe se këtu mes nesh nuk janë të mirëpritur. E vetmja politikane që mund të presim këtu është ministrja Lindita Nikolla!”

Sakaq, po ashtu u shprehën se studentëve të Politeknikut u janë mbyllur dyert e fakultetit dhe nuk lejohen që të marrin pjesë ne protestë.

Në protestë u dëgjua thirrja “Hapni dyert dhe lërini studentët të protestojnë.”

Me megafon studentët u bëjnë thirrje studentëve të tjerë që të mos u frikësohen pedagogëve dhe burokratëve por të bashkohen në protestë, sipas tyre vetëm kështu do të fitojnë.

PROTESTA LIVE: https://www.facebook.com/583363525062361/videos/2067205156671701/