Tallja e Ahmetajt me ndihmën ekonomike, 33 lekë!

507

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi se për herë të parë ndihma ekonomike për familjet në nevojë do të jetë në 80 mijë lekë të vjetra.
Ahmetaj u mburr se kjo shifër ishte 60 mijë dhe se zemër-bujarësia e qeverisë Rama e çon atë në 80 mijë.

Por Ahmetaj i mbajti të fshehura kushtet që do ti duhet një familjeje në nevojë për të përfituar maksimumin e ndihmës, 80 mijë lekë. Sipas ndryshimeve një familje në nevojë duhet të ketë jo më pak se 8 persona që ta përfitojë.

Pra, Ahmetaj u mburr sot se do tu japë familjeve të varfra 10 mijë lekë në muaj për person. Që do të thotë në ditë çdo anëtar i një familje në nevojë do të marrë nga Qeveria Rama 330 lekë në ditë.
Pra me 330 lekë në ditë duhet të bashkohen dy persona të familjes për të blerë një bukë, tre persona për të blerë një kilogram oriz dhe në rast se do tu duhet edhe një shishe vaj, këta pjesëtarë të familjeve në nevojë do tu duhet të marrin borxh për ta blerë.
Kjo është rritja që ministri i Financave doli dhe u mburr sot para kamerave.