Homazhe për George H. W. Bush

503

Në selinë e Kongresit amerikan në Washington u zhvilluan homazhe para trupit të presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H W Bush.

Donald Trump, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melani, nderuan ish-presidentin Bush.

Ata qëndruan për disa çaste para arkivolit në Kapitol, ku u lutën për shpirtin e tij.

Trupi i ish presidentit amerikan do të qëndrojë në Kapitol deri të mërkurën. Figura të larta shtetërore, por edhe publiku, mund të përshëndesin për herë të fundit ish presidentin deri të mërkurën, dita kur do t’i jepet lamtumira.

Ish-presidentin George H. W. Bush, i cili vdiq të premten në moshën 94-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje që zgjati disa vite, do të varroset me ceremoni shtetërore në shtetin e tij në Teksas.

George H. W. Bush shërbeu si presidenti i 41-të i SHBA-së nga viti 1989 deri më 1993.