66 trupa shqiptarë nisen me mision në Afganistan/Foto

520

Në kuadër të 106 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, është nisur për në Afganistan kontigjenti i radhës me ushtarakë nga Shqipëria.

66 ushtarakë nga radhët e FA do të shërbejnë për 6 muaj në Kabul.

Ndërkohë në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 106 vjetorit, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shprehu vlerësime për kontributin e FA në misionet e NATO dhe BE

Ajo deklaroi para trupave se krijimi i FA është moment i rëndësishëm për historinë tonë shtet-formuese dhe se shumë shpejt do të fillojnë angazhimet nën ombrellën e OKB.

Xhaçka shprehu gjithashtu vlerësime për të gjithë burrat dhe gratë në uniformë si dhe ushtarakët që janë në misione jashtë vendit.