Si të shpëtoni nga buzët e çara në dimër.

451

Temperaturat janë në rënie dhe ka më pak lagështi në ajër, kështu që ne e dimë se çfarë do të thotë kjo: buzët fillojnë të thahen, kruhen dhe plasariten. Megjithëse ju e dini mirë se çfarë ndjejnë buzët e çara, ju nuk mund të dini saktësisht se çfarë e shkakton këtë gjë. Duket se ekzistojnë një numër arsyesh, por sapo t’i njihni ato, mund të rishikoni disa zakone të jetesës që do t’i mbajnë buzët tuaja të buta dhe të hidratuara, edhe kur moti nuk po bashkëpunon.

Së pari, çfarë saktësisht janë buzët e çara?

Buzët e çara mund të kenë shumë shkaktarë, thotë Erum Ilyas, një dermatologe në Pensilvani. “Kur dëgjon ‘buzët e çara’ shumica e njerëzve po mendojnë rreth cheilitis sicca”, thotë ajo. “Kjo ndodh si rezultat i thatësisë së tepërt.”

Lëkura në buzë është ndër zonat më të ndjeshme në trup dhe më të ekspozuara ndaj mjedisit, shpjegon Joshua Zeichner, dermatolog dhe drejtor i hulumtimeve kozmetike dhe klinike në departamentin e dermatologjisë në Spitalin Mount Sinai në New York City. Buzët nuk kanë të njëjtin përqendrim të gjëndrave si lëkura e rregullt dhe janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj faktorëve të mjedisit, si edhe ndaj kozmetikës dhe motit të ftohtë. “Të gjithë këto faktorë mund të bëhen barrierë e lëkurës, duke e çuar në acarim dhe inflamim”, thotë ai.

Cilat janë shkaqet kryesore të buzëve të çara?

Ndërsa moti bëhet më i ftohtë dhe më i thatë, lëkura e hollë në buzë tenton të thahet më shpejt se pjesa tjetër e lëkurës sonë. Kjo mund të bëjë që buzët të duken të plasaritura, dhe të papërpunuara në disa zona, e kjo mund të jenë vërtet të pakëndshme, shpjegon Ilias. Por, moti nuk është gjithmonë shkaku i buzëve të tua të thata. Kur ka acarim nga një produkt ose një alergji, buzët mund të bëhen të përflakura. Këto reaksione alergjike janë zakonisht për shkak të pigmenteve në buzëkuq, aromat dhe aromatizuesit në ushqime.

Por, acarimi mund të jetë edhe nga produktet e përditshme të kujdesit të lëkurës. “Kam gjetur se kur pacientët përdorin produktet e akneve, ata shpesh pa dashje vendosin pak edhe mbi buzë”, thotë Ilyas. “Këto produkte janë të krijuara enkas për të shtresuar lëkurën tuaj për të përmirësuar aknet. Nëse vendosen edhe tek buzët, ju do shihni që ato janë vazhdimisht të thata dhe plasaritura. Aplikoni vazelinë të bardhë ose balsam në buzët tuaja para se të aplikoni produktet e formuluara me acid salicilik. “Balsami vepron si një pengesë mbrojtëse në buzët tuaja për të shmangur acarimin që mund të shkaktojë dimri”, thotë ajo.

Një rregull i mirë është edhe që t’i mbani buzët me lagështi gjatë gjithë ditës për të parandaluar tharjen. Zbatimi i rregullt i balsameve të buzëve që përmbajnë përbërës si agjentë okluzivë, si lanolin në Aquaphor, vazelinë e bardhë, do të ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës së buzëve dhe do t’i bëjë ato më efektive.