Identifikohet i riu i plagosur në Shkodër, në ndjekje autori

642

Policia ka identifikuar 20-vjeçarin që mbeti i plagosur këtë të hënë në Shkodër.

Sipas uniformave blu të këtij qyteti në rrethana ende të paqarta është plagosur me thikë Niko Podja, rreth 20 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë .

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të të dyshuar të kësaj ngjarje Aus Zef Pali, 27 vjeçc.

Ndërkohë nuk dihen akoma shkaqet e kësaj ngjarje.