Banorët e Astirit janë mbledhur sërish këto momente në protestë. Kjo është dita e 29 e protestës së tyre, ndërsa kanë bllokuar rrugën dhe brohorasin. Banorët kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat e tyre, të cilat preken nga projekti për Unazën e Re.
Ndërkohë protestës së sotme i janë bashkuar kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputetët e opozitës. “Qeveria po sillet si bandë. Po sillet kështu për ti trembur dhe përçarë banorët se pse halli i saj është vjedhja e 42 milionë eurove. Ne jemi këtu që hajdutët të vihen para ligjit, që taksat e qytetarëve të mos vidhen. Ne do të jemi këtu. Ka një denoncim nga banorët në Prokurori, por vendi ka mbetur pa Prokurori” tha Basha. vijon…