Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar / “Jam shumë i shqetësuar”

652

“Kanosja ka qenë përmes SMS dhe ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese. Unë e kam paraqitur rastin në polici pasi që jam kanosur unë dhe familja ime”,- ka treguar deputeti.

Mediat kosovare raportojnë se deputeti i Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli është kërcënuar me jetë.

Mësohet se në telefonin e tij kanë ardhur mesazhe kërcënuese për të dhe familjen e tij.

Më tej, ai ka thënë se ka bërë denoncimin në polici dhe se është detyrë e organeve të drejtësisë të gjejnë autorin.