Efektivi i FNSH-së i humb armën e shërbimit!

385

Gramoz Spahiu, efektiv i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur armën e shërbimit. Mësohet se efektivi Spahiu e ka evidentuar humbjen e armës së shërbimit në fshatin Pronovik të qytetit të Poliçanit,pranë Repartit të Zjarrëfikësve.

Megjithatë, ende nuk dihet ende nëse efektivi Spahiu thjesht e ka humbur armën apo ja kanë grabitur.

Denoncimin ai e ka bërë 2-ditë më parë në policinë e Skraparit. Spahiu është 48-vjeç dhe jeton në fshatin Mbrakull të Beratit.

“Më datë 30.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi G.S,vjeç 48, banues në fshatin Mbrakull se në fshatin Pronovik Poliçan i ka humbur arma e shërbimit. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim”, njofton policia.