Demokratët e Shkodrës zgjedhin drejtuesin e tyre të ri

623

Xhevdet Amuli është kryetari i ri i PD në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Amuli ka fituar përballe kandidatit tjetër Ramiz Çobaj i cili ka mbajtur këtë post më parë.

Tashmë zgjedhjet kanë përfunduar në pjesën më të madhe të degëve të PD dhe partia më e madhe e opozitës po shkon drejt mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 15 dhjetor.

Ky është momenti më i rëndësishëm për PD, pasi Lulzim Basha do të zgjedhë ekipin me të cilin do të udhëheqë partinë drejt zgjedhjeve lokale .