Çfarë duhet të dini për përqafimin

384

Në një marrëdhënie të shëndetshme përqafimi ka një rëndësi të veçantë, pasi ndryshe mund të quhet dhe një formë terapie.

Kur ne pranojmë përqafime, ne kemi ndjenjën e komoditetit, ndaj kjo mund të merret dhe si një këshillë që të përqafohemi çdo ditë.

Përqafimi përmban në vete më shumë sesa ç’shfaqet në sipërfaqe. Në fakt, ka edhe shkencë prapa asaj se çfarë ndodh brenda nesh kur pranojmë ose dhurojmë përqafim.

Ndryshimet fiziologjike që i përjetojmë brenda nesh gjatë përqafimit janë me të vërtetë mbresëlënëse.

Përqafimi e balancon sistemin nervor
Vetëm duke ia dhuruar dikujt një përqafim, ju veçse e keni filluar balancimin e sistemit të tyre nervor.

I zvogëlon nivelet e stresit
Duke e përqafuar dikë ju menjëherë ia lehtësoni dikujt ndjenjat e stresit. Shpeshherë ne e nënvlerësojmë fuqinë e përqafimit. Kur jemi duke u përqafuar, niveli i kortizolit që qarkullon përgjatë trupit reduktohet menjëherë. Kjo nënkupton se mendjet tona janë të afta për t’u qetësuar dhe për të menduar pa stres.

Përqafimi e rritë disponimin
Kur e përqafonid ikë, ju filloni rritjen e prodhimit të serotoninës në tru, kimikal që jua rritë disponimin dhe vetëbesimin. Përveç këtyre, përqafimi e relakson edhe trupin, si dhe e përmirëson shëndetin kardiovaskular.