Arrestohet “tmerri i Shijakut”, shpallet një tjetër në kërkim

352

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar një shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes me thyerje të banesave kryesisht në qytetin e Shijakut dhe gjithashtu kanë kanosur me armë një shtetas të mitur.

Dokumentohen 12 vjedhje banesash.

Sekuestrohen një automjet, vlera monetare si dhe mjetet e kryerjes së veprimtarisë kriminale si: doreza, kaçavida dhe pinca.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës , pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar operacionin e koduar ” Alfa”.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Frederik Shkambi 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale” Vjedhja e kryer në bashkëpunim ” dhe” Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”.

Shtetasi i mësipërm ishte edhe person i shapllur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z.N. 26 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen si autorë të 12 vjedhje banesash me thyerje në territorin e Komisariatit të Policisë Shijak, konkretisht:

Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit S.M.

Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit H.B.

Më datë 11.10.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 10.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.M. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 14.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh.T. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 17.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit P.Ll. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.Ll. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. ku kanë marrë vlera monetare dhe oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe Laptop.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.D. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.J. ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.T. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Gjithashtu, po më datë 30.11.2018 kanë kanosur me armë pranë banesës një shtetas të mitur Xh.Sh. 17 vjeç.

Shtetasit e mësipërm nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

një automjet tip Alfa -Romeo;

vlera monetare në Euro dhe Lekë;

mjetet që përdorin për hapjen e bravave të banesave dhe thyerjen e tyre si: doreza, kaçavida, pinca.

Nga ana e Efektiveve të Komisariatit të Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pasi dyshohet se janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera

” Vjedhje me dhunë “të kryera në rrethe të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.