Astiri ‘zgjohet’ i rrafshuar / Banorët mblidhen me urgjencë, ja ç’do vendoset

464

Gjatë gjithë orëve të natës së sotme në zonën e ‘Astirit’ punonjës të IMT-së kanë shkulur shumicën e pemëve dhe shtyllave të ndriçimit në këtë zonë.

Edhe pse banorët mendonin se për shkak të ditëve të pushimit mund të kishte një shtyrje të punimeve, kjo nuk ka ndodhur aspak, madje procesi është përshpejtuar, duke u kryer edhe natën.

Raportohet se banorët janë mbledhur dhe po diskutojnë për një orar më të hershëm të protestës, ndryshe nga ora 17:00 që ka qenë çdo ditë.