Aksident i rende: Makina përplas një fëmijë

532

Një fëmijë ka mbetur i plagosur, si pasojë e përplasjes nga një makinë teksa po kalonte rrugën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan.

S.L., 46 vjeç, banues në Gramsh, duke drejtuar mjetin tip “Iveko” me targa AA 449 NU, ka aksidentuar fëmijën K.T., 6 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj.

Djali i plagosur u dërgua në spital, ku pas ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë, për veprime të mëtejshme.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.