29 Nëntori, Rama uron shqiptarët me një foto

478

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e parë për këtë ditë të shënuar për vendin, 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, ta bëjë përmes rrjeteve sociale.

Përmes një postimi të shkurtër në ‘Facebook’, Rama uron shqiptarët për festën kombëtare.

“MIRËMËNGJES 😃
dhe GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT🇦🇱”, shkruan Rama, ndërsa ka zgjedhur si foto pamje nga Varrezat e Dëshmorëve.

Rama

Kujtojmë se dje kreu i qeverisë shqiptare festoi 28 Nëntorin, në qytetin simbol të Pavarësisë, Vlorë, ku dhe vendosi kurorë me lule në Sheshin Flamuri.