Premtimin që Dafina i bëri nënës së saj për ditëlindje duhet t`ia bëni edhe ju tuajës.

493

Ndërkohë që ne jemi duke jetuar disa ditë të zymta me shi, Dafina ka udhëtuar drejt Maldiveve për t`u relaksuar dhe për të festuar ditëlindjen e nënës së saj. Dafi së bashku me nënën dhe motrën e saj kanë zgjedhur një vend të veçantë për të festuar dhe njëkohësisht për të përfituar nga plazhet e mrekullueshme të Maldiveve. E ëma e këngëtares feston 60-vjetorin dhe përveç udhëtimit, ajo e ka surprizuar duke i dekoruar dhomën e hotelit me tullumbace dhe ia ka arritur ta emocionojë.

Dafi ka postuar disa video të njëpasnjëshme dhe ajo që na pëlqeu më shumë ishte premtimi që ajo i bëri nënës dhe motrës së saj. “Lumturia juaj është edhe imja. Ju premtoj që do t`ju çoj në parajsë çdo vit”, -shkruan këngëtarja në një video ku ato duket se po e shijojnë pa masë detin dhe peisazhin fantastik të vendit ku ndodhen. Këtë premtim që Dafina i bëri së ëmës për ditëlindje duhet t`ia bëni edhe ju nënës tuaj dhe jo detyrimisht ta çoni në Maldive, por ta bëni atë të ndihet e veçantë dhe e vlerësuar gjithmonë dhe mbi të gjitha në ditën e ditëlindjes.