Veliaj për policen: Askush s’do të martohet me një vajzë pa gishta.

540

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar sot një takim me banorët e “Astirit”, në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.

Duke folur për plagosjen e efektives Ina Nuka në protestën e së enjtes para Kuvendit, Veliaj tha se nuk martohet kush me një vajzë pa gishta.

Kryetari i Bashkisë ofendoi kështu ndoshta padashje të gjithë ata persona që kanë aftësi të kufizuara fizike, përveçse deklarata që bëri ishte shumë seksiste.

Veliaj tha:

I shkojnë sytë ndonjërit prej nesh këtu që të martohet me një vajzë pa gishta?! Zoti i dhëntë shërim dhe të ketë jetën, ajo që u bë u bë tani.”

Pak kohë më parë një gafë të ngjashme bëri dhe deputeti i PS-së Alket Hyseni, teksa krahasoi ish-kryeministrin Sali Berisha me fëmijët autikë.

Duke u përpjekur të rregullojë deklaratat e mëparshme ku i kishte quajtur shpellarë banorët e Astirit, Veliaj vijoi me ofendimin e njerëzve që jetojnë larg qendrave urbane.

Ai tha:

Unë jam më shpellar se ju, pasi i kam 6 orë larg nga Tirana vendlindjet e prindërve, në të arushës do thoshit ju. Disa prej banesave ishin mbi kanalin e mutit.”