“Unaza e Re”, Rama: Përgëzime familjeve që po ndahen nga lukunia e Shqupit.

504

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar për familjet që preken nga Unaza e Re dhe po largohen nga banesat e tyre duke përfituar sipas tij sipas ligjit.

Rama thotë se familjet po ndahen nga lukunia e SHQUP-it dhe sipas tij hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e qytetarëve.

”Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e Shqupit dhe po përfitojnë sipas ligjit, banesën sociale, bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes publik🤝Hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e tyre, të Tiranës e Shqipërisë që duam”, shkruan Rama.