Tregoni kujdes! Këto janë problemet shëndetësore që ju shkaktojnë dhëmbët e shtrembëruar

381

Zakonisht, shkaku i dhëmbëve të shtrembëruar është gjenetik, ashtu si ngjyra e syve dhe e flokëve.

A mendoni se pamja është gjëja e vetme që ndikohet nga dhëmbët e shtrembëruar? Mendojëni këtë përsëri.

Hulumtimet nga Shoqata Amerikane e Dhëmbëve (ADA) kanë treguar se dhëmbët e dëmtuar përveç shëndetit dentar, mund të ndikojnë edhe në atë përgjithshëm në të paktën në disa mënyra.Zakonisht, shkaku i dhëmbëve të shtrembëruar është gjenetik, ashtu si ngjyra e syve dhe e flokëve.
Shkaqe të tjera përfshijnë humbjen e hershme të dhëmbëve të foshnjave, lëndime të rënda të fytyrës ose zakone të gabuara të fëmijërisë.
Pavarësisht nga shkaku, dhëmbët e shtrembëruar mund të ndikojnë shëndetin tuaj në mënyra që mund t’iu befasojnë.

Ato mund të nxisin:

Sëmundje të mishrave të dhëmbëve
Probleme në pastrimin e dhëmbëve
Shtuarjen e rrezikut të lëndimit të dhëmbëve
Erë të keqe të gojës
Reduktim të lumturisë dhe lëndim të vetëbesimit
Rënie të sistemit imunitar.