Jepet vendimi për Alban Hoxhën.

389

Gjykata ka marrë vendimin për portierin e Partizanit, Alban Hoxhën. 31-vjeçari u arrestua nga policia pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjykata e Tiranës e ka liruar portierin dhe ka vendosur për të masën “detyrim paraqitje”. Albani do të paraqitet në Prokurori 2 herë në muaj.

Arrestimi i portierit erdhi vetëm dy ditë përpara derbit Tirana-Partizani. Nuk dihet ende nëse Albani do të jetë pjesë e kësaj ndeshje, apo do të penalizohet për shkelje të rregullores.