Ja çfarë duhet të dini për zemrën e burrave

473

Tek burrat ekzistojnë pesë zakone që duhet të bëjnë për të zvogëluar rrezikun e një sulmi në zemër, por vetëm 1 për qind e popullsisë mund të ndjekë të gjitha këto praktika të shëndetshme të jetesës.

Meshkujt që nuk pinë duhan e ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës me 36%.

Ata që pinë dy ose më pak pije alkoolike në ditë, e ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 11%.

Meshkujt që ecin për 40 minuta ose më shumë çdo ditë, ose angazhohen të paktën 1 orë duke u ushtruar, kanë rrezik 3 për qind më të ulët për të vuajtur nga problemet e zemrës.

Ata që konsumojnë një dietë të pasur me fruta, perime, bishtajore, arra, qumësht të reduktuar në yndyrë, drithëra, peshk, kanë 18 për qind më pak rrezik për të pësuar atak në zemër.

Burrat të cilët kanë perimetër beli më të vogël janë më pak të prirur (12 %) për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.