Ndërron jetë ikona e regjise italiane …

361

Bernardo Bertolucci, një nga regjisorët më të shquar të kinemasë italiane ka ndërruar jetë në Romë në moshën 77-vjeçare. Ai u nda nga jeta, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Bertolucci është regjisori i kryeveprave si ‘Tango e fundit në Paris’. Ai fitoi çmimin ”Oskar” si regjisori më i mirë në vitin 1988 për filmin “Perandori i fundit”.