Kur 12 krerët e Mirditës protestonin kundër fuqive të mëdha Europiane.

1410

Protestë e 12 bajrakëve të Mirditës, drejtuar konferencës së Paqes në Paris, kundër pretendimeve shoviniste sllave.

“Këto krahina e të gjithë këto qytete janë bamun teatër vrasjesh të parreshtuna, plojesh, salvimesh e jashteqitjesh, të cilat kanë për qëllim sllavizimin e popullsiës. E pra në 1912 Serbia ka pasë shpallun bujënisht Shqipniën për Shqiptarët. Sot drejtësia e tagri shkelen e ndrydhen prej sllaveve.
I lutem Konferencës qe të ketë mirsin me marrë në kujdes të drejtat tona. Asht krejt punë e paudhë qi ti jipen Serbis e Malit Zi. Kërkojmë të drejtën që ti ruhet Shqipnis tansia e po bajmë dëshmië vullnetin tonë se do ta mbajmë domosdo Shkodrën qi ka qene kurdoherë kryeqyteti i saj. Deri sa ky dëshir i ynë të mos vërtetohet, na nuk do të kemi kurrë paqë të sigurueme, e qetsia nuk do të mbretnojë në këto vise.
Tue i urue Italis punë të mbara e të mira e tue shprehun deshirin qe të shohin edhe ma fort të shtrengueme gjalmat qe do të lidhin ketë vend me nji Shqipni të zmadhueme mbas të drejtës, t’unjisueme, të lirë e më vete, po i lutemi Qeveris Mbretnore me i paraqitun Konferencës së Paqës kushtet tona jetike. focus24.info

Kallmet më 8 korrik 1919.

Të nenshenjuem:

Nikollë Lleshi, bajraktar i Oroshit
Prej krenvet t’Oroshit:
Bibë Llesh Gega, Gjokë Llesh Gega, Tuc Nikollë Gjeta.

Ndue Bajraktari, bajraktar i Spaçit
Prej krenvet të Spaçit:
Gjokë Dodë Lleshi, Nikollë Pjetri, Zef Ndoc Ndreca.

Ndrecë Nikolli, bajraktari i Kushnenit
Prej krenvet të Kushnenit:
Mark Çupi, Frrok Prendi, Ndue Preng Lleshi.

Nikollë Bajraktari, bajraktar i Fandit
Prej krenvet të Fandit:
Prengë Tuc Doda, Gjokë Ndrecë Ndreka, Mark Ndrecë Doda.

Jak Frroku, bajraktar i Dibrit
Prej krenvet të Dibrit:
Mark Boci, Llesh Kolë Deda, Paluc Prenga.

Kolë Gjeta, bajraktar i Selitës
Prej krenvet të Selitës:
Gjon Lufi, Bibë Prenga, Sali Stafa.

Bardhok Prenga, bajraktar i Kthellës
Prej krenvet të Kthellës:
Mark Duka, Ndrec Nikolli, Gjon Nikollë Doda.

Pal Ndue Berhani, bajraktar i Rrazës
Prej krenvet të Rrazës:
Ndue Kola, Ahmet Vokrri, Ali Musta.

Gegë Prendi, bajraktar i Kryezezit
Prej krenvet të Kryezezit:
Zef Simoni, Mark Llesh Ndreca, Ndue Gjoni.

Mark Gjini, bajraktar i Bulgrit
Prej krenvet të Bulgrit:
Gjon Ndoj, Ndue Prendi, Gjokë Nikolli.

Tomë Pjetri, bajraktar i Manatisë
Prej krenvet të Manatisë:
Kolë Gjokë Deda, Ndue Dedë Pjetri, Nikoll Gjin Marku.

Kolë Toma, bajraktar i Velës
Prej krenvet të Velës:
Bardh Doda, Llesh Ndoj, Ndue Pjetri.

Llesh Pjetri, bajraktar i Kallmetit
Prej krenvet të Kallmetit:
Mati Marku, Lazër Pjetri, Mark Prendi. “

Meshtar Nikoll Kimëza, delegat peshkopal i Lezhës.

(Foto: Kisha e Kallmetit)