Erion Veliaj paska të njëjtin problem me të birin Kajan si të gjithë prindërit e tjerë.

678

Ardhja në jetë e fëmijës së parë është më shumë se një bekim, për çdo çift të ri, të famshëm ose krejt të panjohur! Por, bashkë me pjesëtarin më të ri që i shtohet familjes, vijnë edhe ndryshimet, përgjegjësitë, pasi gjithçka projektohet në varësi të tij/saj. Kështu, nga kjo linjë nuk bën përjashtim as Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Ai dhe Ajola Xoxa u bënë prindër të vogëlushit Kajan pikërisht në 6 tetor dhe vetëm pak javë kanë kaluar nga ardhja në jetë e tij.

Por, vetëm ky hark kohor mjafton për t’u mësuar me stilin e ri të jetës, me ndryshimet e gjithë përvojën e re të prindërimit. Kështu, Erioni paska të njëjtin problem në këtë fazë të jetës, si të gjithë prindërit e tjerë. Gjumin e të birit Kajan!

Këtë gjël ai e ka zbuluar ditën e djeshme, gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet sportiv në kryeqytet. Ka qenë një grup i Taekwondo-s që i kanë bërë dhuratë kryebashkiakut një bluzë të vogël me emrin e Kajan. Por, ka mjaftuar kaq dhe Erioni më pas ka shkruar në profilin e tij në instagram: “Ore po unë mezi e vë të flejë dhe Taekwondo-ja i duhet këtij birit tim dhe nuk ka më gjumë gjithë mëhalla”, ishte dixhitura me humor e tij.