Zgjedhjet në PD, rikonfirmohen humbësit në krye të degëve

443

Zgjedhjet e kryetareve te PD ne dege nuk kane sjelle surpriza e deri tani janë rikonfirmuar ose pritet te rikonfirmohen kryetaret aktuale; Xhelal Mziu u zgjodh serish ne Kamëz, Ferdinand Xhaferri ne Durrës, Myslym Murrizi ne Lushnjë. Por fitorja apo rikandidimi i kryetareve te zonave ku PD ka humbur thelle ka çelur një debat brenda opozitës nëse humbësit duhet te drejtojnë apo jo serish PD. Për sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani është anëtarësia ajo qe përcakton kush do ta drejtoje.

Arben Ristani: “Ne nuk e kemi një rregull në statut që në rast se humb një palë zgjedhje nuk garon më, ne si rregull kemi parimin demokratik, nëse anëtarësia e do atë pavarësisht sepse humbi sepse humbja ndikohet nga faktorë të tjerë, për të mos i hyrë më tepër kësaj pasi ju e dini që në zgjedhjet e fundit ju i dini pretendimit që ka PD dhe gjithë shqiptarët për zgjedhje të manipuluara.

Pas zgjedhjeve ne dege do te mblidhet ne kuvendi kombëtar i PD e me pas do te zgjidhen nënkryetarët e sekretariati; moment qe do te tregoje nëse lideri i opozitës Basha do ti përfshijë apo jo kritiket ne strukturat drejtuese”.

Formulat që parashikon statuti i PD janë formula të hapura që kush do të garojë garon. Kushdo që të përfshihet në proces statuti parashikon formula që ti përfshihesh edhe jashtë vullnetit të kryetarit të PD.

Ne përfundim te procesit zgjedhor brenda partisë, opozita do te nise përgatitjet për betejën e 30 qershorit duke ngritur shtabet elektorale e duke caktuar kandidatet te cilët do te bëhen publike me herët se zakonisht për tu dhënë kohe te punojnë me banoret e zonës.