Zbulohen emrat e artistëve që do të performojnë në shesh më 29 Nëntor.

464

Nata e Bardhë është kthyer tashmë në një traditë në kryeqytet dhe jemi mësuar me festimet që zgjasin deri në orët e para të mëngjesit. Artistët që kanë performuar në mbrëmjen e 29 Nëntorit kanë qenë të shumtë dhe gjithmonë ka qenë një emër i njohur i muzikës botërore që na ka argëtuar. Në vitit e kaluara emra si: Jessie J, John Newman, Giusy Ferreri, Emily Sande dhe Rita Ora e kanë bërë mbrëmjen edhe më të veçantë, por, këtë vit, Bashkia e Tiranës ka vendosur që do interpretojnë vetëm artistë shqiptarë.

Deri më tani janë zbuluar disa emra të njohur dhe shumë të pëlqyer të muzikës shqiptare. Aurela Gaçe, Elhaida Dani, Vesa Luma dhe Erik Lloshi do të jenë artistët që do të ndezin sheshin “Skënderbej” në Natën e Bardhë. Ne mezi po presim të nisim festimet!