AKUZOHET SE PLAGOSI POLICEN/ Daniel Dobraj: Ndeza 3 kapsolla, por i hodha te …

504

Daniel Dobra, 18-vjeçari që u arrestua dje si personi i dyshuar që mund të ketë hedhur kapsollën drejt polices Ina Nuka, ka mohuar kategorikisht se fshihet pas ngjarjes.

Dëshmia e adoleshentit të dhënë para oficerëve të policisë. Ai tha se kishte marrë pjesë në protestën që u zhvillua dy ditë më parë tek Kuvendit, ndërsa pohoi se nuk kishte përdorur sende të kundraligjshme.

“Isha 4 vjeç kur u ndërtua shtëpia ime në Unazë të re. Në derën e banesës m’u vu kryqi. Protestova dhe unë para parlamentit por nuk kam përdorur sende të kundraligjshme. Pranoj që kisha 3 kapsolla që ndeza dhe i hodha te llamarinat te Xhamia. Disa punonjës policie donin të më ndalonin por unë nuk pranova të futesha në makinë. Ndërhynë disa persona të tjerë dhe e gjeta veten në turmë dhe më pas u largova. Pasi babai bisedoi me avokatin, u nisa të dorëzohem në komisariatin Nr.3. Policët më kanë vënë pistoletën në kokë. Në makinën e policisë më dhunuan dhe më shanë. Në Drejtorinë e Policisë, sjellje korrekte dhe jo dhunë”, tha ai.