“Përdori substanca të ndaluara para finales!” – Informacionet e “Football Leaks” njollosin Realin e Madridit dhe futbollin europian…

402

Të dhënat e fundit të publikuara nga “Football Leaks” hedhin dritë mbi një çështje ende të panjohur për publikun.

Sipas tyre, bëhet fjalë për rastin e testeve antidoping të kryera para finales së Champions League të vitit 2017 mes Real Madrid dhe Juventus, ku Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv.

Në atë kohë, mbrojtësi spanjoll kishte marrë medikamentin Desametasone, porn ë letrat e dorëzuara para ndeshjes u shfaq një tjetër medicament, i quajtur Celestone Chronodose.

Bëjmë me dije se Desametasone është një produkt që mund të përdoret nga sportistët, por vetëm në rastet e proceseve terapeutike të dokumentuara para ndeshjeve. Këtë gjë Reali i Madridit e bëri gabim para finales, duke u shprehur se u përdor një ilaç i ngjashëm, me justifikimin se ishte thjesht një gabim nga ana e mjekut, i cili mori përsipër të gjitha fajet.

Ishte ky shpjegim, që sipas “Football Leaks” bindi UEFA-n të mbyllte çështjen.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Ramos është i përfshirë edhe në një rast tjetër të testeve antidoping, rregulloren e të cilave e ka thyer në prill të këtij viti, pas ndeshjes me Malagan.

Një klub si Reali i Madridit nuk mund të rrinte i heshtur përballë këtyre akuzave, prandaj menjëherë kanë bërë një deklaratë zyrtare:

“Në lidhje me informacionet e publikuara rreth kapitenit tonë Sergio Ramos, klubi deklaron:

Sergio Ramos nuk ka shkelur kurrë rregullat e kontrolleve antidoping.
UEFA kërkoi një informacion të detajuar dhe mbylli çështjen siç bën normalisht, pas verifikimeve të ekspertëve të Agjencisë Botërore Antidoping.
Rreth pjesës tjetër të përmbajtjes së këtyre dokumenteve klubi preferon të mos përgjigjet, nisur nga mungesa e fakteve.