Vasili: Dhuna në protestë, e provokuar nga fjalori i Ramës

315

Në një dalje për mediat, kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili bën fajtor kryeministrin Rama për degradimin e protestës së një dite më parë në përplasje fizike mes tyre banorëve të zonës së “Astirit” dhe policisë.

“Në vijim edhe të situatave shumë të rënda që kryeqyteti ka provuar dje për shkak të dhunës së provokuar nga fjalori i tmerrshëm dhe prej rrugaçi i kryeministrit të vendit, apo kryetarit të lukunisë së hajdutëve siç e kemi pagëzuar tashmë”, u shpreh Vasili, duke shtuar se shkaku i gjithë kësaj ka qenë pikërisht që ky kryeministër ka ndërtuar çdo gjë mbi mashtrimin e palodhur, të pafund dhe të pacipë publik.
Më tej ai ka vijuar me raportimin e shifrave të aprovuara për ndërtimin e rrugëve, që sipas tij janë tërësisht abuzive.
“Keni 3 tendera. Një copë rruge 2,2 km është ndarë në 3 copa, nga 700 a 800 metra janë ndarë. Dhe janë ndarë 40 milionë euro. Por si janë ndarë? Janë ndara që 3 firmave të paracaktuara që do fitojnë këto dhe asnjë tjetër, u është vënë përballë një firmë që konkurron me 0 lekë. E kemi korrupsionin sa një mal, shikojeni. 0 lekë. Nuk ka garë, nuk konkurrojnë. Po shteti i këtyre cakton që me 20 milionë euro e sipër duhet të bëhen gara të hapura ndërkombëtare. Pra, kur konkurrojnë shumë firma ke mundësi që çmimet të jenë më të ulëta, cilësia të jetë më e lartë, pikërisht atë që do dhe populli, vepra publike më të mira dhe me cilësi të ulët. Po nuk e bëjnë garën e hapur këta, me tenderat e hapur ndërkombëtarë. Me këto tre copat që janë më të vogla se ai 20 milionëshi, i shikoni 18,12 që të kenë mundësi ti grabisin, ti rrëmbejnë dhe nuk e bëjnë garën e hapur. Po çuditërisht po këta, bëjnë rrugët me koncesion, 80 km rrugë, ia japin një kompanie të vetme atje në ato koncesionet që po bëjnë. Rruga e Arbrit, Thumanë, Vorë-Thumanë, rruga e Orikumit etj. I merr një i vetëm atje, qindra milionë që do lahen për dhjetëra vjet. Kurse këtë rrugën 2.2 milionë, këta siç e shikoni e ndajnë në 3 copa nga 700 metra. 70-100 km nuk ndahet, është një copë. Se do ti marrin të tëra atje. Kanë 1.3 deri në 2 miliardë euro koncesione dhe do ti rrëmbejnë të tëra. Këtë rrugën për këtë arsye na e çojnë më të shtrenjtë sesa floriri”, u shpreh Vasili.