Pas “Sulltaneshës Kosem”, aktori i ‘Ezel’ do të na fiksojë përpara ekranit me serialin historik

605

Historinë e liderëve të perandorisë turke, producentët kanë vendosur t’ia mësojnë botës përmes serialeve! Pas serialit “Sulejmani i madhërishëm”, “Ertugrul”, rradhën e ka “Mehmet Pushtuesi”.

Mësohet se seriali më i ri turk do të rrëfejë historinë e sulltanit që korri shumë suksese, ndërsa nuk mungojnë edhe intrigat brenda pallatit më të fuqishëm në Turqi në ato vite.

Për fatin tonë të mirë, do të kemi mundësi të shohim sërish aktorin e “Ezel”, Kenan Imirzalioglu, i cili luan në rolin e personazhit kryesor, atë të sulltanit.

Seriali turk nis transmetimin në televizionin “Klan” me 4 dhjetor!