Pas atentatit me tritol në automjet, të shtëna me armë zjarri në Vlorë

438

Vlora nuk gjen qetësi, pas shpërthimit të makinës të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premtje në qytet.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, por fatmirësisht nga të shtënat nuk raportohen të lënduar.

Policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po heton në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë pak orë më parë në Vlorë është regjistruar një shpërthim me tritol në automjetin e një biznesmeni gurorejen i cili pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrë dhe fytyrë.