Nëse keni udhëtim për të bërë sot kujdes! Ky aks është bllokuar pas rrëshqitjes masive të gurëve

382

Nëse keni në plan të udhëtoni në aksin rrugor Levan-Tepelenë, bëni kujdes!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të reshjeve intensive të shiut, në këtë aks pranë Poçemit ka pasur rrëshqitje masivi gurësh ns rrugë.
Sipas ARRSH “kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vend për të vlerësuar situatën dhe zhbllokuar rrugën”.
Ndërsa në bashkëpunim me policinë rrugore është devijuar qarkullimi dhe mjetet po përdorin rrugën e vjetër të Ballshit.