Ndrikull, ruaj gishtat se t’i vjedhin hajnat”:Berisha sulmon në mënyrë të pashembullt policen e plagosur

464

Protesta e sotme e mbajtur nga banorët e Unazës së Re tek Kuvendi i Shqipërisë ishte një nga më të bujshmet që kemi parë ndonjëherë në vendin tonë, ku mbetën të plagosur disa efektive policie.
Ndër to policja Ina Nuka është mësuar se ka humbur 4 gishtat e dorës së djathtë nga plasja e një kapsolleje.

Ndaj kësaj situate ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha me një status mjaft të ashpër duke e sulmuar në mënyrë të pashembullt policen e gjymtuar gjatë kohës që ishte në krye të detyrës. Ai e ka quajtur policen e re “ndrikull” dhe me ironi e këshillon të ruajë gishtat mos ja vjedhin hajnat.
“Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat!
Të dashur miq, kjo është ndrikulla për të cilën mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu. Siç shihni nga foto ajo ka një dëmtim të një gishti ndaj dhe nuk është fashuar as pëllëmba dhe as gishtrinjë e tjerë.
Duke i thënë të shkuara, le të këshillojmë ndrikullën me uniformë të ruajë gishtrinjtë sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat për hir të vijës së kuqe!
ps: Vendosja e policeve ne rreshtin e parë përballë demostruesve është model i Gedafit”- shkruante Berisha në statusin , të cilin u detyrua ta fshijë pak më vonë, pasi kishte kuptuar se në foto ishte policja Luljeta Osmani që gjithashtu është dëmtuar lehtë.

Ndërkohë është publikuar edhe një foto e Ina Nukës nga “Tirana Post” në dhomën e spitalit, ku duket nën trajtimin mjekësor dhe me dorën e fashuar, ndryshe nga sa shprehet Berisha me ironi për të.