Ishte 5 muajshe shtatzënë, protestuesja tek Unaza e Re humb fëmijën

374

Ka marrë përmasa edhe më tragjike protesta e djeshme, përpara Parlamentit të Shqipërisë. Kështu, pas ngjarjes së rëndë me policen Ina Nuka që humbi dy gishtërinjtë e saj, dhe një tjetër polic humbi dëgjimin, një tjetër rast i rëndë është denoncuar sot nga deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Në mesin e protestuesve të Unazës së Re, ditën e djeshme ka qenë edhe një grua pesë muajshe shtatzënë. Erjona Dozhani, fatkeqësisht ka humbur fëmijën e saj. Ajo kishte dalë në protestë për të mbrojtur banesën e saj nga prishja, ndërkohë që burimet thonë se bashkëshorti i Erjonës është i arrestuar prej disa ditësh.

Mësohet se aktualisht Erjona Dozhani ndodhet ende në spital.