Gurët bllokojnë rrugën Levan-Tepelenë

499

Reshjet intensive të shiut përgjatë natës kanë shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Levan-Tepelenë, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi gurësh.

Ngjarja raportohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sipas të cilit bllokimi i rrugës ka ndodhur pranë Poçemit.

Sipas ARRSH-së, kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë vlerësimin e situatës dhe për të marrë masa për zhbllokimin e rrugës.

Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve është devijuar duke përdorur rrugën e vjetër të Ballshit, në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

vizore.al