Zhduket adoleshenti në Vlorë, nëna alarmon Policinë

491

Një 14 vjeçar nga Vlora është larguar nga banesa e tij dhe nuk është kthyer më.

Msohet së ditën e djshme, nëna e tij, 44 vjeçarja me inicialet M.P, banuese në Vlorë ka kallëzuar në Polici se i është larguar nga shtëpia djali me inicialet S.P dhe nuk është kthyer.

Materialet në lidhje me rastin janë referuar në Prokurorinë e Vlorës për vlerësim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20. 10. 2018, u referuan materialet, për vlerësim, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi shtetasja M. P., vjeçe 44, banuese në Vlorë, ka kallëzuar largimin nga banesa, të djalit të saj S. P., vjeç 14.