Çmendet shqiptari, i hedh acid në fytyrë të dashurës nga xhelozia

506

Një shqiptar nga Maqedonia ia ka hedhur acid në fytyrë të dashurës së tij rumune dhe më pas e ka plagosur me thikë në zonën e barkut për shkaqe xhelozie.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 nëntorit në ambientet e një restoranti në Civitanova Marche, teksa Sheval Ramadani i shtyrë nga xhelozia, i hodhi acid në fytyrë të dashurës së tij, më pas e qëlloi dhe me thikë në pjesën e barkut, shkruan “Il mattino”. 32-vjeçari ka dalë parë gjyaktës dhe është penduar për veprimin e kryer, por gjykata vendoi ta lërë në burg.

“Ajo u dërgonte foto dhe mesazhe të tjerëve, fliste me të tjerë. Ishte një gjest momental, nuk shikoja më nga sytë, m’u bë gjithçka e zezë”, tregon Ramadani.