Reshje të dendura shiu, rëshqitje dheu në aksin Elbasan-Librazhd.

476

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë gjatë natës territorin e qarkut të Elbasanit kanë krijuar rëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin Elbasan-Librazhd. Probleme me qarkullimin e mjeteve ka pasur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, në afërsi të Librazhdit.

Mësohet se në vëndngjarje është dashur ndërhyrja e një fadromë për të pastruar segmentin e bllokuar dhe në mëngjes rruga ka qenë e kalueshme normalisht nga automjetet.

Ndërkohë prje reshjeve të dendura janë rritur prurjet e përrenjve në disa fshatra të qarkut Elbasan, të cilët kanë vërshuar edhe në rrugë duke nxjerë baltë dhe inerte. Shefi i shtabit të emergjencave në prefekturën e Elbasanit, Mustafa Arapi ka thënë se situata është nën kontroll dhe aktualisht nuk ka probleme.