SHISH, rikthehet trajtimi ushqimor për Gardën, rritje page për rreth 65 mijë persona

487

Numri i punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror pritet të rritet gjatë vitit 2019. Komisioni i Sigurisë, i cili zhvilloi edhe një seancë dëgjimore me kryetarin e SHISH, Helidon Bendo për buxhetin e vitit të ardhshëm, ka përpiluar një raport dhe ia ka dërguar Komisionit të Ekonomisë për miratim.

Në raportin e siguruar nga gazeta “SOT”, vihet re që Komisioni i Sigurisë ka miratuar kërkesën e SHISH për një shtesë në personel. Sipas raportit, ky organ do t’i forcojë radhët me 85 punonjës të rinj. “Buxheti i vitit 2019 për SHISH, në krahasim me vitet e mëparshme vlerësohet pozitiv, një buxhet i cili mbështet kryerjen e detyrave kryesore për këtë shërbim dhe rolin e tij për sigurinë kombëtare.

Rritja e buxhetit në shumën 1.575.000 lekë, tregon qartë synimin e qeverisë për forcimin dhe modernizimin e këtij shërbimi si nevojë për t’iu përgjigjur sfidave të rëndësishme në çështjet e sigurisë. Komisioni mbështet kërkesat e këtij shërbimi për një shtesë në organikë me 85 punonjës”, thuhet në raport.