LAJM I FUNDIT/ Plumb në kokë adoleshentit, në gjendje të rëndë në spital

524

Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në qytetin e Peqinit. Report Tv ka mësuar se një adoleshent i moshës 15-vjecare është plagosur me një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Adoleshenti i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe ambulanca. Nuk dihen ende detaje për identitetin e tij, dhe rrethanat e ngjarjes.