Këto 2 marifete të thjeshta ju largojnë lemzën si me magji!

479

Lemza është një ndër sikletet e vogla që përjetojmë hera herës, por kur kemi zgjidhjen e duhur nuk kemi përse të torturohemi më! Harrojeni metodën e frikësimit të tjetrit, pasi edhe përse lemza largohet, do e bëni të vuaj nga zemra më pas. Ndaj ju mësojmë dy marifetet perfekte dhe shumë të thjeshta, për të cilat na besoni, funksionojnë!

Gjithmonë na kanë treguar se duhet të pimë ujë që të na pushojë lemza, por kurrë nuk na mësuan sekretin sesi duhet ta pimë! Pini jo më shumë se 7 gllënka ujë, pa marrë frymë, duke zënë hundët dhe prisni rezultatin. Besoj se e kuptuat, 7 gllënka, as më shumë e as më pak.

Merr frymë thellë dhe mbaje, duke numëruar deri në 10. Pa e lënë frymarrjen të ikë, merr edhe frymë akoma dhe më shumë duke numëruar deri në 10 sërish. Këtë veprim, do e përsërisni edhe një herë, pasi në këtë mënyrë stomaku dhe mushkritë do të mbushen sërish me ajër dhe muskuli i diafragmës shkon sërish në vend. Më pas nxirre jasht frymarrjen shumë ngadalë dhe voila, thuaj lemzës mirupafshim!