Zbardhen përgjimet/ Testi për gradën “Komisar” u shit 4 mijë euro, ja çfarë pritet të ndodhë me Ardi Veliun javën e ardhshme

454

Testi i gradës ‘Komisar’ në polici i zhvilluar pak ditë më parë është anuluar me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliut. Akuza e Veliut ishte se ky test është vjedhur ose shitur nga hartuesit e tij.

Ndërkohë, ReportTv ka nxjerrë detaje të tjera, sipas të cilave testi është shitur për një shumë të konsiderueshme eurosh.

Bëhet me dije se përgjimet nga struktura e kontrollit të brendshëm në Policinë e Shtetit zbuluan se teza e testimit për gradat në polici ishte shitur 48 orë para provimit. Dyshimi është krijuar nga përgjimet ndaj dy oficerëve në detyrë.

Jo zyrtarisht në përgjime rezulton se flitet për vlera të shitjes së testit nga 2500-4000 euro nga një aplikant tek tjetri.

Kallëzimi penal në Prokurorinë e Tiranës rezulton se është depozituar për vepër penale dhe jo në ngarkim të një personi apo individi.

Pritet që javën e ardhshme të dëshmojnë nga kryepolici Ardi Veliu, zëvendësit e tij e po ashtu edhe Bilbil Mema, drejtori i Akademisë së Sigurisë.